10:45 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / MSH

Lista Guxo sot zgjedh kryetarin e degës në Pejë, kandidate edhe Donika Gërvalla

Lista Guxo sot do të mbajë zgjedhjet e kryesisë në degën e saj në qytetin e Pejës.

Një nga kandidatët për pozitën e kryetarit të degës do të jetë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Takimi i degës do të mbahet me fillim nga ora 17:00 në restorantin “Çardak”.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë dega e partisë, në faqen zyrtare në Facebook.