Lista Serbe bojkoton seancën e demarkacionit (Foto)
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku tashmë ka filluar diskutimi për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mungon Lista Serbe.
Deputetët e Grupit Parlamentar të Listës Serbe janë duke munguar, kështu duke mos qenë prezent asnjeri prej tyre.
Siç duket këta të fundit kanë zgjedhur që sërish të tregojnë qëndrimin e tyre kundër votimit të kësaj marrëveshje që u mundëson qytetarëve të Kosovës të afrohen afër Bashkimit Evropian dhe mundësisë së udhëtimit në zonën Shengen pa viza./Indeksonline/