09:00 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Lista Serbe dhe Danielsson flasin për Asociacionin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq dhe shefi grupit parlamentar të Listes Serbe, Sasa Milosavljeviq, zhvilluan një takim me Christian Danielsson, Drejtori i Komisionit Evropian për negociata dhe zgjerim të BE-së.

Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, kontributin e Listës Serbe, reformat në kuadër të MSA-së, si dhe për ndihmën financiare të BE-së.

Ata theksuan nevojën për zbatimin e ligjit dhe harmonizimin e legjislacionit me atë të BE-së, si dhe zbatimin më dinamik të MSA-së.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dala nga dialogu Beograd-Prishtinë.

Danielsson theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për agjendën evropiane në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe falënderoi përfaqësuesit e Listës Serbe për angazhimin në rrugën evropiane.