08:52 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Lista Serbe e përsëritë: Nuk kthehemi në Kuvend derisa nuk hiqet taksa

Lista Serbe ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës, derisa taksa e vendosur nga Prishtina nuk tërhiqet.

Kështu kanë bërë të ditur ata, duke dashur të sqarojnë edhe njëherë qëndrimin e tyre në lidhje me taksën.

“Dhe ne do ta përsërisim atë për aq kohë sa është e nevojshme dhe për sa kohë sa do ta kuptojnë  gjithë ata që janë në Prishtinë dhe në Perëndim që janë mësuar të kenë serbët e tyre dhe që të mos llogarisin mbi ne në këtë çështje”, thonë nga Lista Serbe./Indeksonline/