11:40 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lista Serbe i përgjigjet thirrjes së Albin Kurtit, se Serbia duhet ta dorëzojë Milan Radojçiqin

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i ka reaguar Albin Kurtit në kërkesën e tij që Serbia duhet ta dorëzojë Milan Radojçiqin tek autoritetet kosovare.

Këtë kërkesë, Kurti e ka bërë në një intervistë dhënë gazetës malaziase. Sipas Listës Serbe, me këtë deklaratë, Kurti po e tregon fytyrën e vërtetë të tij.

“Këto ditë po vazhdon retorika me të cilën po nxehet histeria antiserbe në Prishtinë, madje në kuzhinën e atyre që dëshirojnë të jenë bartës më të lartë të institucioneve.

Albin Kurti pa asnjë dëshmi po e akuzon Milan Radojçiqin dhe në po të njëjtën kohë po përzihet direkt në punën e drejtësisë. Në deklaratat e mëhershme ai ka deklaruar se politika dhe politikanët nuk duhet të përzihen në punën e tyre.

Sulmet e tij të pabazuara në nënkryetarin tonë përbëjnë shkelje të drejtës themelore, prezumimin e pafajësisë” thuhet në reagimin e Simiqit./Indeksonline/