23:25 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lista Serbe kërkon që Vidovdani dhe Dita e Pavarësisë së Serbisë të bëhen festa zyrtare në Kosovë

Nesër, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media do të mbaj mbledhjen e radhës me disa pika në rend dite.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se anëtarët e Listës Serbe pritet të jenë të pranishëm ku edhe do të kenë propozime.

Sipas burimeve, ata do t’i propozojnë komisionit se festa e Vidovdanit dhe Dita e Pavarësisë së Serbisë të bëhen festa zyrtare në Kosovë.

Komisioni nesër shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës./Indeksonline/