13:16 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Lista Serbe distancohet nga reagimi i Qeverisë për Mlladiçin

Lista Serbe është distancuar sot nga deklarata e Qeverisë së Kosovës për vendimin e Tribunalit të Hagës për Ratko Mlladiç, transmeton Indeksonline.

“Ne fuqishëm kundërshtojmë akuzat ku nuk deklarohet se në fakt rreth 250 mijë serbë janë dëbuar, dhjetëra-mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe ishin qindra të vrarë e të rrëmbyer serb e jo shqiptarë”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe./Indeksonline/