10:47 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / MSH

Lista Serbe në Kuvend – deputetët s’duan t’i humbasin mandatet

Deputetët e listës Serbe janë paraqitur në Kuvend në seancën e parë të sesionit vjeshtor, pas një kohe të gjatë që nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Ata janë nënshkruan e më pas kanë shkuar në bufe, krejt kjo për të mos humbur mandatet.

Pas bufesë, ata janë rikthyer në ulëset e tyre, për të dëgjuar përkthimet e fjalimeve të deputetëve në foltore.

Nëse deputeti, për gjashtë muaj rresht nuk paraqitet në Kuvend, i njëjti e humb mandatin e tij.