11:16 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lista Serbe vendos, sot, për pjesëmarrjen në seancën për shpërndarje të Kuvendit

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka njoftuar se do të vendosin sot nëse do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku është paraparë votimi për shpërndarjen e këtij organi më të lartë legjislativ.

Simiq tha për TV Prva se nuk mund të parashikohet me siguri nëse Parlamenti i Kosovës do të shpërndahet nesër.

Vendimi për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit erdhi pak kohë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.