15:06 / E Hënë, 29 Maj 2023 / S Z

Lista Serbe thonë se negociuan me KFOR-in: Policia e Kosovës të zëvendësohet nga pjesëtarët e tyre

Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Dragisha Milloviq, biseduan me kolonelin e paqeruajtësve amerikanë të KFOR-it në Zveçan dhe kërkuan që policët e Kosovës në këtë komunë të zëvendësohen nga KFOR-i.

Situata në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mbetet e tensionuar, pasi grupe serbësh lokalë janë mbledhur para objekteve komunale për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë.

“Mund të them se ka qenë vërtet një bisedë korrekte, se koloneli e kupton situatën në të cilën jemi të gjithë. Kërkesa jonë ka qenë që njësitë speciale të tërhiqen nga ndërtesa e komunës, të largohen nga ndërtesa e komunës dhe sigurinë ta marrë KFOR-i. Ai [koloneli] po flet tani me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për kërkesën tonë”, tha Milloviq para të të tubuarve.

“Presim përgjigje se çfarë do të na thotë koloneli amerikan i KFOR-it”, shtoi ai.