09:59 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lista Srpska me një ankesë të kotë i drejtohet ndërkombëtarëve

Përfaqësuesit e Listës Srpska kanë zgjedhur një kërkesë koti për ndërkombëtarët

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Igor Simiq ka kërkuar që të rritet niveli i sigurisë në lokalitetet ku jetojnë serbët e Kosovës, pasi, sipas tij, organet përgjegjëse nuk janë në nivelin e duhur.

“Qarqet e errëta nga Prishtina” po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin. Pra, Policia e Kosovës, KFOR-i dhe shërbimet e sigurisë nuk po e bëjnë punën e tyre sepse kanë ndodhur incidente që nuk janë eliminuar”, është shprehur ai.

Simiq, theksoi se vetëm nga 1 maji e deri më tani janë bërë një seri incidentesh, shumë se 20, transmeton Indeksonline

“Dikush po dëshiron të krijojë një klimë të tillë përballë marrëveshjeve që priten të bëhet në Bruksel.