Listat e veteranëve, Delawie: Kur do të ndalen politikanët kosovarë duke ndërhyrë?
Ambasadori në shkuarje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka reaguar përmes një postimi në Twitter për rastin e hetimit të listave të fyera të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe pensionet e dhëna për ta.
Ai në një postim në rrjetin social Twitter ka shtruar dy pyetje. E para ishte për Gjykatën dhe tjetra për Kosovën, duke pyetur se kur politikanët do të ndalen së ndërhyri.
“Rasti i pensioneve është për komisionerët dhe JO veteranët. Dy pyetje të mëdha. Për gjykatën: A e kanë shkelur komisionerët ligjin? Për Kosovën: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri?”, ka shkruar Delawie. /Indeksonline/