LIVE: Fillon festa edhe tek LDK në Istog
Pas mbylljes së vendvotimeve në Istog, KQZ tashmë ka filluar të publikojë rezultatet e para.
Sipas këtyre rezultateve kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka rezultate me mbi 50 përqind.
Ndërkohë në shtabin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog kohë pas kohe ka edhe festë ku të pranishëm janë kandidati, Haki Rugova, i pari i LDK-së, Isa Mustafa si dhe anëtarë të tjerë të LDK-së, shkruan Indeksonline.
Madje shumë përkrahës dhe bashkëpunëtorë të tij kanë filluar brohrorijtet në momentin kur Rugova mori një telefonatë dhe iu bë i ditur rezultati i deritanishëm./Indeksonline/