13:51 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

LIVE: Mbledhja e KQZ-së [Foto/Video]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar mbledhjën e saj me disa pika të rendit të ditës.

Kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka tha se për çështjen e zgjedhjeve në Istog  do të caktohet pasi të marrin edhe rekomandimin e kryesuesit të sekriatariatit.

“Unë ju kisha drejtu kryetarit të sekretariatit që të na tregojë ai se cilat mund të jenë datat ku ne si KQZ mund të vendosim për mbajtjen e zgjedhjeve në Istog”, ka thënë Daka, transmeton Indeksonline.

Ndërsa  anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti dha një sërë kritikash për procesin e votimit në komunën e Istogut.

Ai përmendi listat e votuesve nga diaspora duke thënë se të dhënat e tyre nuk janë përputhur me procesin e votimit.

Sipas tij, janë afër 31 mijë aplikime që kanë ardhur nga diaspora, e që smund të i ndalohet askujt e drejta për votim, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi shumë opsione nga drejtoria se si do të procedohet nga 4 variante, por në përgjigthësi ishim në këtë që e tha Vishaj, çdo njeri e ka të drejtën e vet për të votuar, janë 31 aplikime që kanë ardh që s’mund të ja ndalojm për të mos votuar, në përgjigthësi ka dominuar që mos të ketë aplikim për votim jashtë vendit, por do të mbetët kjo që do të verifikohet nga drejtoria përkatëse , pjesa tjetër e votuesve që janë hyrë në listën e jashtë vendit që ata të kthehen në listën e rregullt e votuesve, një periudhë të shkurtër do të bëhet me një vërtetim apo me një dokument të adresës së sakt se ku qëndron dhe aplikon me numrin e telefonit dhe të verifikohet nga drejtoria përkatëse”, ka thënë Hamiti./Indeksonline/