21:55 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

LIVE: McGregor para gjyqit, mund të burgoset (Video)

Boksieri i MMA Conor McGregor ndodhet para gjyqit në këto momente. Luftëtarit me famë botërore po i lexohet akuza një natë pasi u arrestua pasi sulmoi një autobus që transportonte rivalët e tij. Luftëtari irlandez, ylli i arteve marciale mikse, u vetëdorëzua në stacionin policor 78 të Bruklinit ku pritet ti komunikohen akuzat për sjellje të pahijshme dhe rrezikim, sipas New York Post.

McGregor dhe shoqëria e tij u futën rrufeshëm në Barclays Center pas konferencës së medias të UFC 223 të enjten duke shkaktuar trazira.

Ai goditi me karrige autobusin e mbushur me luftëtarë që po largoheshin nga arena. Me pranga në duar, McGregor shihej i nervozuar teksa dëgjonte akuzat ndaj tij. Mediat raportojnë se McGregor do të mbetet në burg./Indeksonline/

Temat: