LIVE: Homazhe në Gllogjan për vdekjen e Hilmi Haradinajt
Kanë nisur homazhet para Kullës në Gllogjan për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të dëshmorëve Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, raporton Indeksonline.
Afër arkivolit po qëndrojnë në këmbë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës ndërsa për ngushëllime qytetarët po i pret kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me familjen e tij.
Homazhet do të jenë deri në orën 14:00 kur edhe do të bëhet ceremonia e varrimit të Hilmi Haradinajt./Indeksonline/