11:45 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Trupi i Vokrrit në holl të Kuvendit, nisin homazhet (Video/Foto)

Në mesditë në Kuvendin e Kosovës do të bëhen homazhe për vdekjen e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Tashmë në oborr të Kuvendit janë mbledhur personalitete politike e të afërm të Vokrrit, të cilët po presin të nisin homazhet, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se dje në mëngjes Vokrri nuk i mbijetoi sulmit në zemër dhe ndërroi jetë në QKUK.

Ngushëllime për të kanë shprehur të gjithë liderët e vendit, sportistë, artistë e miq. /Indeksonline/