20:49 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

LIVE/ Zjarrfikësit intervenojnë “Te Rrethi”, pritet vendosja e flamurit

Ka më shumë se një orë që kur personat e autorizuar të ndërrojnë flamurin kombëtar me atë shtetëror “Te Rrethi”, pasi sistemi i rrymës është djegur.

Përveç zyrtarëve të KEDS-it, të cilët kanë asistuar në ndërrimin e flamujve, për çka kanë thënë se sonte është e pamundur të bëhet, kanë ndërhyrë edhe ekipet e zjarrfikësve, shkruan Indeksonline.

Nga kjo pengesë që është shfaqur,  nuk dihet nëse ndërrimi i flamujve do të bëhet sonte apo do të shtyhet për nesër. /Indeksonline/