08:25 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sot protesta tek rrethi në Prishtinë, bëjnë thirrje për ri-vendosjen e flamurit kombëtar (Foto)

Heqja e flamurit kombëtar nga “Rrethi i flamurit” në Prishtinë, ka nxitur reagime tek një pjesë e qytetarëve.

Disa nga ta kanë paralajmëruar protestë, ku përmes ftesës në Facebook u bëhet thirrje të gjithëve që t`i bashkohen protestës e cila pritet të nisë nga ora 13:00. tek rrethi, shkruan Indeksonline.

Kesaj thirrjeje për ta ri-vendosur flamurin me shqiponjë, i janë përgjigjur mbi 200 persona.

Kujtojmë se dje në orët e vona të mbrëmjes është hequr flamuri kuqezi, kurse është vendosur ai i shtetëror. E gjithë ngjarja ka ndodhur nën pjesëmarrjen e policisë dhe zjarrfikësve./Indeksonline/