10:32 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Liverpool arrin marrëveshje me debutuesin më të ri në historinë e Premierligës

16-vjeçari anglez, Harvey Elliott, ishte i pranishëm në “Prenton Park” për të parë bashkëlojtarët e tij të ardhshëm në ndeshjen miqësore që Liverpool e zhvilloi ndaj Tranmeres.

Super talenti i Fulham, u pa në tribunat e stadiumit në një fitore të thellë prej 6-0 që Liverpool e fitoi lehtësisht ndaj Fulham, shkruan IndeksOnline.

Goal.com konfirmon se Elliott së shpejti do të nënshkruaj kushtet e marrëveshjes për transferimin në Liverpool.

Ai nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë kushte profesionale deri në ditëlindjen e tij të 17-të në prill të vitit 2020, megjithatë ai është ende i lirë të mendojë një kontratë rinore me Liverpoolin pasi marrëveshja e tij me Fulhamin ka skaduar.

Arsenali, Manchester City, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain ishin të gjitha të lidhura me Elliott, megjithatë “Reds” duket se ka qenë kyç në vendimin e tij.

Se për cfarë lojtari bëhet fjalë tregojnë më së miri fjalët e kapitenit të Fulhamit, Tom Cairney.

“Qëndrimi i tij dhe besimi i tij në vetvete në një moshë kaq të re është e frikshme. Ai ka një tru të shkëlqyeshëm të futbollit, një sy për gol dhe është një lojtar shumë i këndshëm”.

Elliott do të ishte nënshkrimi i dytë i Liverpoolit në afatin e verës, pas transferimit të mbrojtësit 17-vjeçar Sepp van de Berg. /IndeksOnline/