18:24 / E Shtunë, 23 Mars 2019

Liverpool fiton derbin e legjendave ndaj Milanit, vulos goli i Gerrard

Ka përfunduar ndeshja e legjendave mes Liverpoolit dhe Milanit, e cila është luajtur në “Anfield Road”, për motive bamirësie.

Në këtë sfidë ishin të pranishëm të gjithë legjendat e finales së Stambollit që luajtën në vitin 2005.

Liverpool ka dalë fitues në këtë sfidë me rezultatin 3-2.

Golat për anglezët u shënuan nga Fowler, Cisse dhe Gerrard, ndërsa për Milanin shënuan Pirlo dhe Pankaro.

Vlen të përmendet fakti se Pirlo ka shënuar me një goditje dënimi 20 metra larg portës duke shtangur portierin. Vitet kalojnë, por mesfushori italian nuk harron “zanatin” e goditjeve të dënimit.

Më poshtë keni golat. /IndeksOnline/