18:22 / E Shtunë, 17 Gusht 2019 / indeksADMonline

Liverpool i bashkohet Arsenalit, dy lojë dy fitore

Liverpool ka arritur të shënojë fitore në javën e dytë të Premierligës ndaj Southampton me rezultat 1:2.

Për Liverpoolin shënuan Sadio Mane në përfundim të pjesës së parë 45+1, ndërsa Firmino dyfishoi epërsinë në minutën e 71-të.

Portieri i Liverpool, Adrian bëri një gabim katastrofal ku përfitoi Ings për ta ngushtuar epërsinë, por kjo ishte e gjitha që bënë vendasit.

Me këtë fitore, Liverpool barazohet me pikë me Arsenalin me nga gjashtë./Indeksonline/