15:35 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Liverpool ia rikujton Manchesterit dy golat e Shaqirit

Klubi anglez Liverpool, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar ndeshjen e vitit të kaluar kundër Man Utd, kur Xherdan Shaqiri shënoi dy gola dhe ia dhuroi fitoren.

Në atë ndeshje Liverpooli i Kloppit kishte mposhtur Man Utd-në me rezultat 3:1, e pjesë e këtyre të fundit ishte trajneri Jose Mourinho. Pas, ndeshjes trajneri portugez ishte shkarkuar nga Manchester United.

Xherdan Shaqiri hyri si zëvendësues dhe shënoi dy gola.

Derbi më i madh anglez do të fillojë nga ora 17:30 në kuadër të Premier Ligës Angleze.