11:48 / E Premte, 24 Janar 2020

Liverpooli, ia uron ditëlindjen Suarezit me një video speciale

Luis Suarezi sot ka mbushur 33 vjeç, duke festuar një vit të mirë me Barcelonën.

Qendërsulmuesi uruguaian ka qenë fenomenal me klubin spanjoll, ndërsa formë të njëjtë pati edhe me ekipin nga Merseyside, Liverpoolin.

Ai bëri 110 paraqitje për ta, duke shënuar 69 gola, transmeton Indeksonline.

Ndërsa për ditëlindjen e tij, Liverpooli e ka uruar me një video të veçantë ku tregon golat dhe aksionet më të bukura të tij./Indeksonline/

Mos i humb