15:58 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / C E

Liverpool kërkon rinovimin me Lovren, kroati dëshiron largimin

Liverpool do të tentojë rinovimin e kontratës me Dejan Lovren mirëpo në qoftë se vjen një ofertë e volitshme këtë verë kroati edhe mund të shitet.

Mediat angleze kanë zbuluar se për 31 vjeçarin interesim të madh ka shfaqur skuadra ruse e Zenit St Petersburg, shkruan Indeksonline.

Lovren duket se nuk është më i interesuar të qëndrojë tek Liverpool për shkak të pamundësisë për të gjetur një vend titullari tek The Reds qysh prej ardhjes së Virgil Van Dijk.

Kroati u bashkua me “Reds” në vitin 2014 nga Southampton për 25.3 milionë euro. /IndeksOnline/