10:04 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Liverpool – Leipzig nuk luhet në ‘Anfield’, zbulohet lokacioni!

Skuadra e Liverpoolit dhe ajo e Leipzigut luajnë ndeshjen e dytë të tyre në UEFA Champions League në fazën e 1/16 së finales.

Siç shkruan “Timesi” edhe ndeshja e dytë pritet të zhvillohet në Budapest, transmeton IndeksOnline.

Për shkak të situatës pandemike, ndeshja e parë e cila përfundoi 2 me 0 në të mirë të kampionit anglez, u zhvillua në Budapest dhe jo në Gjermani.

Edhe takimi i dytë që zhvillohet, më 10 mars, pritet të luhet në Hungari edhe pse u përmenden dy opsione të tjera, si stadiumi i Feyenoordit dhe Udineses./IndeksOnline/