13:52 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / C E

Liverpool – Milan, Owen parashikon rezultatin e ndeshjes

Liverpooli e pret në Anfield gjigantin italian Ac Milan në ndeshjen e dy skuadrave më të suksesshme evropiane me 13 tituj së bashku.

Kjo është përballja e tretë në histori në këtë garë, shkruan Indeksonline.

Dy herët e kaluara Liverpooli dhe Milani janë takuar vetëm në finale, me dy skuadrat që kanë fituar nga një herë.

Michael Owen ka thënë se Reds do të fitojnë në këtë sfidë me rezultat 2-0.

Anfield pret Liverpoolin kundër Milanit në Grupin B. Ky është grupi më i vështirë për t’u parashikuar me katër skuadrat e përfshira që kanë luajtur në 25 finale të Kupës Evropiane mes tyre. Nëse Liverpooli do të kalojë në fazën e eliminimit është thelbësore që ata të kenë një fillim të mirë dhe unë dua që ata ta bëjnë këtë me një fitore 2-0“, ka thënë legjenda e Liverpoolit.

Ndeshja në mes të Liverpoolit dhe Milanit luhet nga ora 21:00. /IndeksOnline/