12:33 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Liverpool në halle, i lëndohet qendërmbrojtësi kryesor

Jurgen Klopp ka konfirmuar sot se qendërmbrojtësi Dejan Lovren do të mungoj në ndeshjen e ardhshme në kuadër të Premier League kundër Brighton and Hove Albion, për shkak të një lëndimi.

Liverpooli është në krizë sa i përket repartit të mbrojtjes për arsye që muaj më parë i’u është lënduar edhe mbrojtësi tjetër qëndror Joe Gomez, i cili kishte krijuar një partneritet te fortë me gjigandin holandez Virgil van Dijk, shkruan IndeksOnline.


Jurgen Klopp nuk ka treguar se sa gjatë do të jetë larg fushave të blerta mbrojtësi kroat./IndeksOnline/