22:55 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Liverpool nuk e shfrytëzon rastin, ndalet nga Leicester

Liverpooli ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës.

Skuadra e Jurgen Klopp nuk e ka shfrytëzuar humbjen e Manchester Cityt për tu arratisur shtatë pikë.

U duk se do të jetë lehtë për Reds, kur Mane shënoi gol që në minutën e tretë të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Por “dhelprat” barazuan rezul;tatin në minutën e dytë shtesë me golin e Maguire.

Në pjesën e dytë nuk pati gol përkundër disa rasteve të mira.

Për 67 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Xherdan Shaqiri i cili nuk arriti të lë gjurmë.

Liverpooli vazhdon kryesimin me 61 pikë, pesë më shumë se Manchester City. /IndeksOnline/