19:28 / E Diele, 12 Shtator 2021 / OSH

Liverpool nuk gabon ndaj Leeds, lëndimi i Elliott i lë shije të keqe fitores

Skuadra e Liverpool ka shënuar fitore bindëse në udhtëim tek Leeds me rezultat 0-3, transmeton Indeksonline.

Skuadra e Jurgen Klopp kaloi në epërsi me golin e Mohamed Salah në minutën e 20, për rezultatin e pjesës së parë, ndërsa 5 minuta me t’u futur në pjesën e dytë, Fabinho dyfishoi epërsinë. Në minutën e 92 Sadio Mane i dha goditjen përfundimtare ekipit të Marcelo Bielsa, për verdiktin final të ndeshjes.

Ajo që morri vëmendje në këtë ndeshje ishte lëndimi i Harvey Elliott në minutën e 60, i cili theu këmbën pas ndërhyrjes nga Struijk, e ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq.