17:05 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Liverpool rimerr kreun e Premierligës

Liverpooli ka mposhtur Fulhamin me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 31-të të Premierligës.

Reds kaluan të parët në epërsi me golin e Sadio Mane në minutën e 26-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Vendasit barazuan në minutën e 74-të me anë të Ryan Babel pas një mosmarrveshje të van Dijk me Alisson.

Golin e fitores për Liverpoolin e shëni James Milner në minutën e 81-të nga penalltia.

Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në pozitën e parë me 76 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/