10:27 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Liverpool, skuadra e vetme angleze e “virgjër” për Messin

Lionel Messi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të ketë përballë një skuadër që nuk ka arritur t’i shënoj gol asnjëherë në karrierë.

Barcelona është takuar dy herë me Liverpoolin dhe argjentinasi ka dështuar të shënoj në të dy rastet.

Skuadra angleze e preferuar për pesë herë futbollistin më të mirë në botë është Arsenali, ku në gjashtë ndeshje i ka shënuar nëntë gola.

Manchester City është në vendin e dytë me gjashtë gola në po aq ndeshje, shkruan Indeksonline.

Messi është takuar gjashtë herë edhe me Manchester United, ku i ka shënuar hiq më pak se katër gola.

Me mesatare më të mirë është Chelsea, ku edhe pse ka luajtur dhjetë ndeshje kundër Messit ka pranuar vetëm tri gola.

Tottenham në anën tjetër ka pranuar dy gola në po aq ndeshje të zhvilluara.

Lionel Messi tashmë ka 180 minuta në dizpozicion për t’ia bërë sefte fituesit të pesëfishtë të Ligës së Kampionëve. /IndeksOnline/