23:51 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Liverpool, Super-kampion i Evropës

Liverpool ka arritur ta fitoj finalen e Superkupës së Evropës duke e mposhtur Chelsean.

U deshën 120 minuta plus penalltitë që të zbulohet fituesi i kësaj finaleje, shkruan Indeksonline.

Në 120 minuta, ndeshja përfundoi me rezultat 2-2. Golat për Liverpool i shënoi Mane, ndërsa për Chelsean Giroud dhe Jorginho.

Më të saktë nga penalltitë u treguan Liverpool. Ata shënuan pesë penallti ndërsa londinezët vetëm katër.

Tek Chelsea gaboi i riu, Tommy Abraham, penalltin e të cilit e priti Adrian.

Pas këtij titulli, Liverpool mund ta fitoj edhe Kupën e Botës për Klube gjatë muajit dhjetor./Indeksonline/