23:57 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Liverpool zyrtarisht pas Shaqirit

Liverpool është i interesuar të transferoj yllin shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Nënkampionët e Evropës sot kanë filluar bisedimet zyrtare me Stoke Cityn për Shaqirin.

Sipas gazetarit të njohur anglez, John Percy Liverpool ka bërë një ofertë prej 13 milionë funta në drejtim të Stoke.

Shaqiri ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga klubi pasi Stoke ka rënë në Championship. /IndeksOnline/