09:14 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Liverpooli 140 netë në vendin e parë, City 118!

Pas fitores 3-2 ndaj Newcastle United, Liverpooli ka marrë kryesimin në Premier Ligë.

Kjo ishte hera e 31-të që ndryshon lidershipi në elitën e futbollit në Angli, duke thyer rekordin e edicionit 2001/02 kur lider ishte ndërruar 28 herë.

Liverpooli ka qenë lider për 140 netë në Premier Ligë ndërsa Manchester City 118 netë.

Më 29 dhjetor skuadra e Pep Guardiolas ka qenë 10 pikë mbrapa nga Liverpooli.

Ky stinor është historik për një fakt tjetër që për herë të parë dy skuadra kanë grumbulluar më tepër se 90 pikë.

City është kampion aktual dhe për më shumë se një dekadë asnjë skuadër nuk ka arritur të mbroj titullin, që prej kohës së Manchester United kur kishte fituar 3 tituj rresht, nga 2006 deri më 2009. /Indeksonline/