Liverpooli “bllokon” transferimin e Alissonit te Juventusi
Portieri brazilian, Alisson nuk do të transferohet te Juventusi.
Kjo pasi që “Reds”, i kumtuan lajmin atij se nuk kanë ndërmend ta shesin duke e parë si një lojtar të rëndësishëm në skuadër.
Kontrata aktuale e brazilianit vlen deri në verën e vitit të ardhshëm.
Alisson, bëri 35 paraqitje me Liverpoolin këtë sezon dhe arriti të mbante 13 herë portën e paprekur./IndeksOnline/

