22:34 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Liverpooli deklason Spartakun, kualifikohet edhe Sevilla

Skuadra e Liverpoolit si lidere ka arritur ta kaloj grupin E, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Anglezët deklasuan në ndeshjen e fundit ekipin nga Rusia, Sparaku i Moskës me rezultat 7-0.

Golat për ekipin e Jurgen Kloppit i shënuan: Coutinho (3), Mane (2), Salah dhe Firmino.

Skuadra e dytë që siguroi kualifikimin në fazën tjetër nga ky grup është Sevilla, e cila në tabelë radhitet e dyta me 9 pikë, tri më pak se lideri Liverpool (12)../IndeksOnline/