Liverpooli e “trondit” Zvezdën, Napoli ndal PSG-n në Paris
Liverpooli ka mposhtur Zvezdën me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Firmino kaloi anglezët në epërsi në minutën e 20-të të ndeshjes.
Salah shfrytëzoi një asist të Shaqirit për të dyfishuar rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë.
Salah shënoi edhe një gol në pjesën e dytë. Egjiptiani realizoi në minutën e 51-të.
Golin e katërt për Liverpoolin e shënoi Mane në minutën e 80-të.
Në ndeshjen tjetër të grupit C, PSG ka barazuar me Napolin me rezultat 2-2.
Liverpooli është në pozitën e parë me gjashtë pikë, një më shumë se Napoli ndërsa PSG është në vendin e tretë me 4 pikë. Zvezda ka vetëm një pikë nga tri ndeshje. /IndeksOnline/