14:19 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Liverpooli fitoi ligën herën e fundit që sezonin e filloi me Norwichin

Titulli i Premierligës është bërë një barrë e madhe e Liverpoolit, ku edhe pas 20 vitesh nuk po arrijnë ta shijojnë.

Jurgen Klopp mblodhi 97 pikë, mirëpo të pa mjaftueshme për të siguruar titullin pasi City kishte një pikë më shumë, shkruan Indeksonline.

Sezonin e ardhshëm Reds do të fillojnë në Anfield kundër Norwichit të premten me 9 gusht.

Sipas OptaJoe , herën e fundit Liverpool luajti kundër Norwich në ndeshjen e tyre të parë të ligës, në sezonin 76/77, ata përfunduan duke fituar titullin.

Ata arritën të mposhtin Norwichin me rezultat minimal 1-0. Reds do të jenë duke shpresuar se fati i çon ata në titullin e tyre të parë Premier League pas shumë vitesh. /IndeksOnline/