12:10 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Liverpooli “gënjeu”, asistenti i Kloppit trajner i Arsenalit? (Foto)

Asistenti i Jurgen Klopp, Zeljko Buvac mund të bëhet trajneri i ri i Arsenalit.

Dje skuadra e Liverpoolit raportoi se boshnjaku ka marr pushim për disa javë për arsye personale, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë mediat bosnjake ekskluzivisht mësojnë se 56-vjeçari do të jetë trajneri i ri i Arsenalit.

Kujtojmë se klubi nga “Emirates” është duke kërkuar trajner të ri, pasi Arsene Wenger do të largohet përfundimisht në fund të këtij sezonit.

Buvac, i lindur në Bosnjë ka menaxhuar ekipin e Neukirchen, ka qenë asistent në Mainz 05, në Borussia Dortmund dhe në Liverpool./IndeksOnline/