19:23 / E Diele, 17 Janar 2021 / C E

Liverpooli harron “erën” e golit, derbi i Anglisë ndahet në paqe

Ka përfunduar pa fitues derbi i Anglisë.

Liverpool dhe Manchester United kanë luajtur pa gola në “Anfield” në ndeshjen e javës së 18-të të Premierligës.

Liverpooli krijoi më shumë raste në këtë duel por asgjë nuk vlejti derisa nuk u konkretizuan asnjë.

Ndeshje shumë e mirë për Xherdan Shaqirin që ishte nga më të mirët në pjesën e parë.

Kjo është ndeshja e tretë që Liverpooli nuk arrin të shënoj gol në Premierligë.

Me këtë barazim, Manchesteri mbetet në vendin e parë në tabelë me 37 pikë, dy më shumë se Leicesteri në vendin e dytë ndërsa Liverpooli është në vendin e tretë me 34 pikë. /IndeksOnline/