75 Mall Live Search
13:52 / E Premte, 22 Maj 2026 / L A

Liverpooli i bën dokumentar Salahut, pritet të publikohet sot

Mohamed Salah pa dyshim është një legjendë e Liverpoolit.

“Mbreti egjiptian”, siç quhej në futboll do të mbahet për golat dhe emocionet që i dhuroi tifozëve “reds”, që kur u transferua në vitin 2017.

Ndeshja ndaj Brentfordit, do të jetë e fundit për të me fanellën e Liverpoolit pasi që ka konfirmuar se do të largohet në fund të sezonit.

Në nder të tij, Liverpooli i ka bërë një dokumentar atij, duke e titulluar “Salah: Farewell to The King” apo lamtumirë mbretit në gjuhën shqipe, e cila do të publikohet sot në orën 17:00.

Salah, numëron 441 paraqitje me Liverpoolin ku shënoi 257 gola dhe 122 asistime ku e fitoi 2 herë Premierligën, Ligën e Kamionëve, FA Cup, Botërorin e Klubeve, 2 herë EFL Cup dhe Community Shield./IndeksOnline/