23:07 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Liverpooli i rikthehet fitoreve, ‘ëndërron’ për top-4

Skuadra e Liverpoolit është rikthyer te fitorja, pasi në xhiron e 35-të në Premierligë mposhti 2 me 0 ekipin e Southamptonit.

Ekipi Jurgen Klopp pas dy barazimeve në xhirot e kaluara, arriti t’i marrë tre pikë sonte, shkruan IndeksOnline

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Sadio Mane, për të cilin ky ishte goli i parë në ‘Anfield’ këtë vit.

Golin e dytë e shënoi Alcantara në minutën e fundit të ndeshjes.

Me fitore, ‘The Reds’ shpreson të zë një vend në top-4 edhe pse do të jetë tejet vështirë. Ata tani kanë 57 pikë në pozitën e gjashtë./IndeksOnline/