08:27 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Liverpooli kampion i parave në Premierligë

Dje ka përfunduar sezoni 2018/19 i Premierligës, ku Manchester City u shpall kampion me një pikë para Liverpoolit.

Por Reds të paktën do të kënaqën me aspektin financiar të realizuar gjatë këtij sezoni, shkruan Indeksonline.

Skuadra e Klopp është skuadra me më së shumti përfitime nga Premierliga këtë sezon, gjithsej 149.5 milionë euro.

Në vendin e dytë renditen kampionët me 148.1 milionë euro, derisa Chelsea në vendin e tretë me 143.1 milionë. /IndeksOnline/