15:24 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Liverpooli kandidati më serioz për titull, s’e njeh as Tottenhamin

Liverpooli po duket skuadra më serioze për titull këtë edicion në Premierligë. Skuadra e Jurgen Klopp e ka mposhtu Tottenhamin midis Londre. Një gol në pjesën e parë dhe një në të dytëb mjaftuan për fitoren e Reds.

Wijnaldum në pjesën e parë dhe Firmino në pjesën e dytë shënuan për fitoren e liderëve të Premierligës. Lamela shënoi golin e nderit për vendasit në minutat e fundit të ndeshjes për 1-2.

Me këtë fitore, Liverpool ka 15 pikë, maksimumin e mundshëm. Xherdan Shaqiri në këtë lojë nuk u paraqit fare për Reds duke qenë për 90 minuta pjesë e bankës rezervë./Indeksonline/

Temat: