Liverpooli kishte arritur marrëveshje me Kylian Mbappen në vitin 2022 – zbulohen prapaskenat
Gazeta e njohur franceze, L’Equipe ka zbuluar një të vërtetë të Kylian Mbappe-s dhe Liverpoolit.
Në vitin 2022, sulmuesi i Kombëtares së Francës kishte arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Liverpoolit, shkruan Indeksonline
Sipas gazetës franceze, Mbappe kishte kërkuar largimin nga PSG-ja në vitin 2022 dhe skuadra “The Reds” kishte arritur marrëveshje personale me lojtarin.
“Mbappe do të kishte nënshkruar një kontratë me Liverpoolin dhe më pas do t’i lejohej 100 për qind që t’i bashkohej Real Madridit”, shkruhet në L’Equipe
Në këtë vit, Mbappe kishte probleme me PSG-në, por në fund ai vazhdoi kontratën duke qëndruar në Paris edhe për dy vite.
Kujtojmë se tani sulmuesi francez është pjesë e Real Madridit, ku ende pa filluar mirë edicioni i ri fitoi titullin e Superkupës së UEFA-s./Indeksonline/