22:34 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Liverpooli krijon distancë maratonike, 19 pikë larg Manchester Cityt

Liverpooli e ka fituar edhe ndeshjen e mbetur të javës së 18-të të Premierligës.

Reds kanë mposhtur West Hamin me rezultat 0-2 duke krijuar kështu distancë 19 pikë nga vendi i dytë.

Salah e kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 35-të me një gol nga penalltia.

Rezultatin e dyfishoi Oxlande-Chamberlain në minutën e 52-të pas një asistimi të bukur nga Salah.

Me këtë fitore, Liverpooli tashmë ka 70 pikë, plot 10 më shumë se  Manchester City në vendin e dytë. /IndeksOnline/