22:57 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / C E

Liverpooli lehtësisht në çerekfinale, City eliminohet me penallti

Liverpooli ka kaluar në çerekfinale të EFL Cupës.

‘Të kuqtë’ kanë fituar si mysafir të Prestonit me rezultat 0-2, shkruan Indeksonline.

Minamino në minutën e 62-të dhe Origi në minutën e 84-të ishin realizatorët e golave.

Suksesin e Liverpoolit nuk arriti ta realizoj Manchester City.

Skuadra e Guardiolës u eliminua nga West Hami pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt përfundoi pa gola dhe nga pika e bardhë West Ham fitoi me rezultat 5-3.

Vendasit shënuan të gjitha penalltitë derisa te Citizens nuk ia doli të shënoj Foden. /IndeksOnline/