75 Mall Live Search
18:04 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Liverpooli me njoftim zyrtar, i largon dy lojtarë, njëri nga ta i famshëm

Liverpooli sapo ka dalur me njoftim zyrtar ku bën të ditur se Emre Can është larguar nga skuadra. Me njoftimin në faqen e skuadrës, Liverpool bën të ditur se bashkë me Can do të largohet edhe Jon Flanaghan.

“Klubi konfirmon se Emre Can dhe Jon Flanagan do të largohen nga klubi pas skadimit të kontratave të tyre këtë verë” thuhet në komunikatën e klubit.

Can ka arritur marrëveshje me Juventusin, ndërsa mbrojtësi Flanaghan ka oferta nga skuadra angleze e skoceze./Indeksonline/