15:38 / E Diele, 29 Tetor 2023 / C E

Liverpooli ndez ‘motorët’, shënon dy gola të shpejtë

Liverpooli ka kaluar në epërsi të dyfishtë në ndeshjen ndaj Nottingham Forest.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Diego Jota në minutën e 31-të. Pas golit ai festoi me fanellën e Luis Diaz të cilit i janë rrëmbyer prindërit në Kolumbi.

Rezultatin e dyfishoi Nunez në minutën e 35-të pas asistimit të Szoboszlai. /IndeksOnline/